#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.
“Djalin e rriti njerka e mbaron pas saj, vajza s’mi bie telefonit”, Mondi ndan përjetimin
Tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan trajtoi një situatë. Një burrë që ka humbur bashkëshorten kërkon të rimartohet, por vajzat 15-vjeçare nuk pranojnë. Për këtë rast, mes shumë telefonatave, u rrëfye edhe një eksperiencë personale.
Mondi nga Tirana tregon se është baba i një djali e një vajze. Djali është rritur nga gruaja e tij e dytë dhe kanë një lidhje të ngushtë. Vajza, prej momentit që ka zgjidhur disa çështje dokumentacioni, nuk flet më me të atin.
Mondi: Unë kam çunin tim me nusen e parë. Kur u fejua çuni im e u martua, e prezantoi, i tha “mami” dhe unë jam martuar dhe çunin që e ka rritur njerka, mbaron për njerkën tani dhe mua nuk më ka thënë “pse u martove”.
Aldo: E kuptoj, çuni. Po goca?
Mondi: Gocën e ka ajo. Goca derisa ishte 18 vjeç, kishte nevojë për firma, për gjëra, i kanë folur keq a ku di unë. Qëkur bëri dokumentet, as telefonit nuk m’i bie.
Aldo: Ky është hall.
Mondi: Është i vërtetë ky muhabet dhe më vjen shumë inat se çuni ngjason si paraqitje nga dajat, goca më ngjason kopje mua.
Aldo: Kjo është tjetër gjë. Ne po themi në një rast të tillë, fatkeq…
Mondi: Në një rast të tillë duhet të martohesh, mbaroi muhabeti.
Aldo: Po goca, ka edhe ajo të drejtën e vet se nuk është kaq kollaj.
Mondi: Po t’i qëllojë gocës ashtu? Obobo paska pasur të drejtë babi thotë.
Aldo: Po është 15 vjeçe.
Mondi: Unë s’e pyes shumë gocën, bëj atë që më thotë truri mua.
Fitorja 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, Sulejman Demollari vlerëson ekipin dhe veçon 3 lojtarë
Kanë mbetur edhe 10 ditë nga Euro 2024. Ditën e hënë Shqipëria zhvilloi një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin për të parë formën e ekipit dhe rezultati 3-0 tregoi një gjendje të mirë të lojtarëve.
Ish-futbollisti Sulejman Demollari u shpreh në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se ishte një ndeshje e kënaqshme edhe teknikisht. Sipas tij, lojtarët ishin të angazhuar dhe mes tyre veçoi 3 emra që i pëlqyen edhe nga paraqitja fizike.
“Mund të them që jam mjaft i kënaqur. Kjo është një ndeshje stërvitore, as diskutohet, një ekip i dobëët, por unë pashë angazhimin. Lojtarët kishin një dëshirë për të bërë më të mirën, edhe pse ndeshje miqësore. Shoh një grup mbi të gjitha, siç e kemi thënë që trajneri Sylvinho po e tregon dorën, po e tregon entuziazmin që ka dhënë në ekip, ka formuar një grup që është ajo fjala “të gjithë për një”. Mua më kënaqën, ishin në gjendje shumë të mirë. E shoh nga ana teknike, Broja, Bajrami, Asllani edhe fizikisht më pëlqyen. Grupi është në gjendje të mirë”.
Në vijim të vlerësimin për punën e Sylvinho-s për të formuar shpirtin e skuadrës, ai shtoi:
“Ata hyjnë të gjithë të japin maksimumin e tyre secili, lënë shpirtin ose zemrën në fushë”.
Në këndvështrimin e Demollarit, pavarësisht se grupi me të cilin konkurron Shqipëria është i vështirë, ka shanse për të arritur rezultate pozitive.
“Me një përkushtim të secilit, të japë edhe mbi 100%, pse jo, mund të marrim rezultate të mira”.
Ndeshjet e Euro 2024 mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan./tvklan.al