#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“Kam punuar që 16 vjeç”, Alban Musa: Një i ri mund ta lëri shkollën, por nuk duhet të rri kot

Temës së ditës së sotme në “Aldo Morning Show”, i është përgjigjur edhe moderatori Alban Musa. Ai është shprehur se nëse fëmija vendos t’i ndërpresë studimet pas gjimnazit pasi do apo i duhet të punojë për të nuk ka asnjë problem, mjafton vetëm që mos të rri kot, se shkollën mund ta bësh edhe në një moment të dytë.

Gjithashtu ai ka ndarë edhe pak nga eksperienca e tij, ku ka thënë se vetë ai ka punuar dhe ka studiuar në të njëjtën kohë.

Alban Musa: Varet ça do bëj, se studimet mund ti lëri, por si do e vazhdojë jetën e vetë?

Megi Latifi: Po nuk do fare për shembull nuk do.

Alban Musa: Këtu është problem. Prindi duhet t’i induktoj që i vogël fëmijës së vetë se shkolla është shumë e rëndësishme e ardhmja mbi të gjitha është shumë e rëndësishme, puna është shumë e rëndësishme kështu që nuk mund të rri kot. Nuk ke faj që e  bën këtë pyetje se shoqëria shqiptare është bërë një lloj shoqëria që ka krijuar një lloj stereotipi për të rinj që rrinë kafeve,  të rinj që rrinë kot, që nuk  bëjnë asgjë nuk shkojnë as në shkollë, por as nuk punojnë.

Megi Latifi: Po ti ke pasur kështu problemesh?

Alban Musa: Jo, unë kam punuar që 16 vjeç dhe kam punuar dhe kam studiuar, i kam bërë të dyja njëkohësisht. Mendoj se për një të ri nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të studioj, apo dhe të  punoj. Unë nuk jam me konceptin duhet të studiosh, mos të punosh, unë them nëse një i ri do të punoj dhe nuk do të shkojë në shkollë shumë mirë, le të  punojë, shkolla aty është le ta bëjë mbrapa.

“Isha 35 vjeç dhe kur vinte babai….”, Fidel Ylli: Në adoleshencë s’bëhet fjalë të ketë rezistencë

Fidel Ylli ishte një nga personazhet i cili ju përgjigj temës së sotme në “Aldo Morning Show” në Tv  Klan se  si do i përgjigjej një fëmije që pas gjimnazit dëshiron ta lërë shkollën. Ai është shprehur për të është shumë e rëndësishme që fëmijët të shkollohen, pasi në kohët tona, pa shkollë nuk të pranon njeri në tavolinë.

Gjithashtu ai ka thënë se fëmijët duhet të dinë edhe se çfarë të zgjedhin dhe se e  mira do ishte që të shikonin edhe arsimet profesionale.  Më tej Fidel Ylli, ka  treguar se fëmijët e tij ai i ka çuar në Amerikë pasi për të shkollimi është shumë i rëndësishëm. I pyetur nga Aldo nëse fëmijët kanë bërë rezistencë ndaj këtij vendimi të tij, ai është përgjigjur se në moshën e adoleshencës nuk mund të ketë rezistencë.

Fidel Ylli: Unë do i thoja, ai djali shumë mirë që ka idenë për të bërë punë, por çfarë pune do bëjë. Sepse një 17-18 vjeçar, çfarë do bëjë pa shkollë, çfarë do bëj përveç krahut të punës? Prandaj do i thosha që shkolla, ty të hap mundësi, të hap diapazonin për të parë se ku je dhe ku mund të përshtatesh. Ti mbaro shkollën, fillo punën dhe fillo edhe një biznes! Por ka dy kategori, ka fëmijë që  vërtetë duan të shkollohen dhe duan të jenë nxënës të mirë, por ka edhe nga ata fëmijë që nuk ia thonë shumë për shkollën dhe unë do i sugjeroja të shkonin të merreshin me gjëra teknike se ky vend ka  shumë nevojë. Mund të mbarosh shkollën e mesme dhe të dalësh kuzhinier shumë i mirë. Ka shumë shkolla profesionale, ku mund të bëhesh një teknik shumë i mirë dhe të fitosh më shumë para se sa mund të fitosh në një institucion dhe me rrogë shteti. Fëmijët e mi për shembull mund të rrinin shumë mirë në Tiranë dhe të vazhdonin jetën shumë norma. Unë i kam çuar në Amerikë dhe qëllimi i vetëm ishte që ata të shkolloheshin në shkollat më të  mira.

Aldo: Pate rezistencë  nga kalamajtë se të kjo mosha, ik o babë ku merr vesh ti?

Fidel Ylli: E para njëherë në familjen tonë nuk bëhet fjalë që fëmijët në moshën e adoleshencës të kenë rezistencë, se  kështu na kanë rritur dhe na kanë edukuar dhe prindërit tanë. Unë  kam qenë 35 vjeç dhe babës tim kur vinte në shtëpi, i hiqja duart nga xhepat, kjo ka të bëjë me edukatën./tvklan.al