#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.
Xhezmiu i revoltuar: Jam djegur nga qulli! Ore ka vajza plot, merreni nusen 7 vite më të vogël
Këtë të Shtunë, në programin e mëngjesit në Tv Klan “Aldo Morning Show” telefonuesit janë shprehur sa i takon martesave me diferencë në moshë, konkretisht kur një djalë e merr nusen 7 vite më të madhe dhe nuk gjen aprovim nga ana e prindërve.
Xhezmiu nga Berati, nisur dhe nga eksperienca e tij personale u rekomandon djemve të rinj të mos marrin partneret më të mëdha në moshë, madje ai thekson se duhet ta gjejnë 7 vite më të vogël. Ai thotë se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë prej një viti dhe se ishin moshatarë. Për Xhezmiun, çiftet e këtij lloji kanë shanse më të mëdha për t’u divorcuar dhe se jetëgjatësia e femrës me të mashkullit ndryshon.
Xhezmiu: Ajo tema e sotme nuk po them se është e keqe, po unë si prind do t’u rekomandoja djemve, pse të marrin atë vajzën 7 vjeçe më të madhe?!
Aldo: Po i qëlloi…
Xhezmiu: Kur mund ta marrin 7 vjeçe më të vogël. Po pse do thuash ti, unë jam djegur nga qulli dhe populli thotë kur digjesh nga qulli, fryji kosit. Unë me ish-bashkëshorten, se më ka lënë ka gati një vit, ishim me një moshë. Unë po rri vetëm tani, ajo shkoi në botën e përtejme.
Aldo: Ooo sa gjynah!
Xhezmiu: Prandaj, dëgjo…Jetëgjatësia e mashkullit ndryshon nga jetëgjatësia e femrës, po pse pak femra ka?!
Aldo: Po ti pse e more kshu?
Xhezmiu: Po ne ishim në shkollën e lartë dhe u përziem. Ta marrin tjetër, 7 vjet më të vogël, pse plakë do marrë ai e?
Aldo: Është dashuria në mes mor bir.
Xhezmiu: Unë si prind do u rekomandoja, ore djalë ka vajza plot ore, merre një 7 vjet më të vogël, pse e merr 7 vjet më të madhe?
Aldo: Më fal po një vajzë nuk është kokërr domate.
Xhezmiu: Nuk është domate, as sallator. Po në këto momente, ka vajza plot ore. Se kanë ikur çunat jashtë në Gjermani, Itali, Greqi, Angli. S’ka këtu ore! Ne pleqtë kemi mbetur ore. Unë intelektual jam, kam mendimin tim. Kur vajza ka plot, ky djali im pse e merr këtë plakën. Probabiliteti i divorcit është më i madh tek këta lloj.
“Ai 29 vjeç e ajo 47”, Vera rrëfen historinë e çiftit: Burri filloi rakinë, i shkoi jeta copë-copë
Këtë të Shtunë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Vera nga Tirana ka rrëfyer një histori të vitit 1976 të një çifti me diferencë të madhe në moshë.
Sipas telefonueses, djali ishte 29 vjeç asokohe ndërsa gruaja e tij 47, thuajse sa nëna e partnerit. Kjo diferencë në moshë, thotë Vera u bë problem sidomos në 10 vitet e fundit të jetës së tyre, pasi burri nuk ishte më i lumtur dhe filloi të konsumonte alkool.
Vera: 7 vjet ndonjëherë thua janë për bukuri kundrejt 18 apo 20 vjetëve diferencë gruaja nga burri. Unë kam një rast konkret dhe bëhet fjalë për vitet ’76, me martesa me këtë lloj diference. Është shumë e vështirë për prindërit e djalit që të shikonin gruan që kishte në krah, afërsisht me mamën e vet. Dhe këto gjëra duhen menduar mirë. Ai djalë e mori atë, ndenji gati 40 vjet derisa vdiqën. Por, mendoj se çfarë jete mund të ketë bërë ai sepse ishte 29 vjeç dhe ajo 47.
Aldo: 29 vjeç the? Yhyyy…Muhabet dashurie?
Vera: Po dashuri, po pastaj ishte një lajthitje që ky djali pati. Jo do ta marr se…
Aldo: Dashuria në fakt është një formë lajthitjeje në çdo lloj kohe dhe moshe.
Vera: Po lajthitje e llahtarshme se tani të mendosh çfarë e ke, e ke grua, e ke nënë.
Aldo: Ti e quan lajthitje të llahtarshme, ai e quante dashuri të llahtarshme. A jetuan të lumtur ata me njëri-tjetrin? Forever and ever?
Vera: Ata kaluan 35 vjet mirë, por që nuk më dukeshe se ishte fort, sidomos 10-vjeçari i fundit. Ai s’kishte ça shprehte, pastaj filloi rakinë. I shkoi jeta si i thonë copë-copë.
“Gruas ia kam thënë”, Luigji mban ende kontakt me ish të dashurën: E kam larg, s’kryejmë dot marrëdhënie
Për Luigjin nga Lushnja është mëse normale të komunikosh me dashurinë e vjetër, edhe nëse je i martuar. Në programin e “Aldo Morning Show” këtë të Shtunë në Tv Klan, ai ka rrëfyer se ende komunikon me ish-të dashurën e tij dhe se distanca i ka penguar të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Trathtinë ai e justifikon duke thënë se dikur ishin prindërit e ish-të dashurës që nuk i lejuan të fejoheshin për shkak të 6 viteve diferencë në moshë.
Luigji: Unë personalisht nuk e kam pasur këtë, por kam pasur një eksperiencë disi të ngjashme. Kam qenë 23-vjeç dhe isha i dashuruar me një vajzë 17 vjeçe. Nuk pranoi prindi, babai i saj dhe vëllai i saj, nuk pranonin që ajo të fejohej me mua.
Aldo: Pse o vëlla?
Luigji: Sepse unë isha 6 vjet më i madh. Edhe përfundimisht kundër dëshirës së saj dhe timen, atë e martuan me një tjetër në një fshat nga ishte dhe mbaroi ajo punë. Por, që atë ditë e deri më sot, ajo vajzë ka ruajtur marrëdhëniet me mua.
Aldo: Si i ka ruajtur?
Luigji: Më dërgon falënderime, përshëndetje, më merr në telefon etj etj.
Aldo: Po ç’punë ka ajo? Ti ishe i martuar.
Luigji: I martuar, po ajo e kishte atë dashurinë në shpirt. Kur e ndalon prindi…
Aldo: Nuk besoj se ti ja ke thënë zonjës këtë.
Luigji: Po, po. Posi, bile e ka dit që kur jam fejuar me të. Ja kam treguar, s’ka thënë gjë.
Aldo: Si mor asgjë?!
Luigji: Por, unë nuk kryeja marrëdhënie me të se ishim larg.
Aldo: Një minutë, ti nuk kryeje marrëdhënie se ishe larg, se po të ishe afër?
Luigji: Po të isha afër do kryeja. Nuk harrohet mor djalë. Mund ta quash si të duash. Ndodh, s’ke çfarë i bën./tvklan.al