Kovaçevski takon Taravarin, pritet zgjerimi i koalicionit

Aleanca për Shqiptarët duket gjithnjë e më pranë hyrjes në qeverinë Kovaçevski. Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kreu i partisë opozitare, Arben Taravari tha se pjesa dërrmuese e çështjeve programore të Aleancës janë të harmonizuara me programin e qeverisë.

“Çështjet kadorvike aspak si kemi diskutuar, por mendoj që në ditët në vijim do t’i hapim edhe këto çështje. Nuk është se do pajtohemi me gjithçka kuptohet, por se në këtë takim nuk janë diskutuar aspak”.

Qeveria nga ana e saj bëri të ditur se mes kryeministrit dhe liderit të ASH-së u bisedua për tema aktuale lidhur me përcaktimet strategjike të shtetit.

“Kryeministri Kovaçevski dhe Taravari ranë dakord për rëndësinë e promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë karakteristikë e politikës dhe diplomacisë maqedonase ndër vite, me qëllimin përfundimtar, kohezionin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, por edhe përparimin dhe zhvillimin e ardhshëm të shpejtë të shtetit”.

Futja në qeveri dhe vendet që do t’i jepen Aleancës së Shqiptarëve pritet të diskutohen dhe nga Këshilli Ekzekutiv i partisë në pushtet, Lëvizja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Tv Klan