Kërkon të pezullohen punimet në truallin ekzistues

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e zhvendosi protestën këtë të enjte pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.

Aktivistët dorëzuan në SPAK kërkesën për marrjen e masës “sekuestro preventive” mbi truallin e ish-teatrit, si dhe pezullimin e çdo punimi aty.

Regjisori Robert Budina tha se ndaj protestuesve po ushtrohet presion. Protestuesit paralajmëruan se në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera, një prej të cilave “vrasje e mbetur në tentativë”, pasi gjatë aksionit për shembjen e Teatrit në godinë ndodheshin disa aktivistë.

Tv Klan