Vuk Jeremiç nga Partia Popullore Serbe në intervistë me Deutsche Wellen kritikon qasjen e presidentit serb për çështjen e Kosovës. Ai flet për krijimin e lëvizjes opozitare, Aleanca për Serbinë.

Deutsche Welle: Partia juaj Partia Popullore është bashkuar në koalicionin Aleanca për Serbinë, partnerë, të cilët rrjedhin nga Partia Demokratike me figura si Djilas dhe Lutovac, por edhe njerëz që rrugën politike e kanë filluar në të djathtën e Bosko Obradoviç. Cila është pozita juaj në këtë aleancë politike?

Vuk Jeremiç: Momenti i rëndësishëm për krijimin e Aleancës për Serbinë ishte marrëveshja e Partisë Popullore dhe Dragan Djilas për të formuar një grup të përbashkët në Kuvend, duke ruajtur kështu frymën e bashkimit në zgjedhjet lokale ku së bashku arritëm një rezultat të respektueshëm. Formimi i Grupit të Përbashkët të Aleancës për Serbinë në Beograd krijoi një qendër gravitacioni, që tërhoqi në vete fuqinë e vërtetë të opozitës. Ne jemi duke u përpjekur tani që të bashkojmë programet dhe qëndrimet tona. Është e qartë se kjo nuk është gjë e vogël – programi ynë përmban 30 qëllime konkrete, të cilat do t’i përfaqësojmë në qeverinë e parë pas përmbysjes së asaj të tanishme. Ajo do të jetë qeveri kalimtare dhe ekspertësh, dhe një nga detyrat më të rëndësishme do të jetë që të siguroj kthimin e normalitetit, si dhe krijimin e kushteve demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme.  Të gjithë do të kenë të drejtën të kandidojnë me përcaktimet e tyre politike dhe të legjitimohen nga besimi i qytetarëve.

Ju tani më keni filluar me platformën “Një nënshkrim ndryshon gjithçka” të ftoni qytetarët që të kundërshtojnë mundësinë e pranimit të Kosovës në Oranizatën e Kombeve të Bashkuara. A mendoni se qeveria aktuale dëshiron të pranojë Kosovën si shtet dhe me këtë t’i mundësojë Prishtinës anëtarësimin në OKB?

Kjo nuk është më diçka që mund të fshihet. Marrëveshja qendrore që kërkojnë Vuçiq dhe Thaçi është që ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës marrëdhëniet të “normalizohen”, kështu që të dy palët do të obligohen që të mos pengojnë njëri-tjetri në skenën ndërkombëtare, para së gjithash kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë aty edhe OKB.

Në vitin 2008, gjatë mandatit tuaj si Ministër i Jashtëm, Prishtina deklaroi pavarësinë – Nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 u tha që – Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Presidenti Vuçiq vazhdimisht përsërit tezën që qeveria e atëhershme e Beogradit – me Presidenti nTadiq dhe Ministrin për Kosovën – janë përgjegjës për legalizimin e pavarësisë së Kosovës. A është kjo e vërtetë?

Aspak, s’është e vërtetë. Njëvjetori i shpalljes së pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë ishte në vitin 2008, me përkrahjen e plotë të disa prej shteteve më të fuqishme të botës, të cilat vendosën në një përpjekje të madhe politike që menjëherë të pranohej e ashtuquajtura “Republika e Kosovës”nga sa më shumë shtete nga e gjithë bota. Ne jemi duke u përpjekur të veprojmë nga ana diplomatike me shumë energji të arrinim sukses që nuk pritej nga askush. Si pjesë e strategjisë sonë është  të bindim vendet anëtare të OKB-së, që të mos mbështesin një sensacion të rrezikshëm të të kaluarës, në ndërkohë të kërkojmë rigjykim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nga ku do të përfitonim shumë kohë dhe mirëkuptim për qëndrimin tonë në këtë çështje.

Diplomacia Amerikane është një shembull, për të cilën nuk është e nevojshme më shumë se disa ditë punë- sepse kanë ambasadorë në pothuajse të gjitha vendet prestigjoze botërore dhe kërkesat e tyre janë gjithmonë të pranuara deri në nivel më të lartë. Mirë është sepse ne dimë se si duhet të punojmë dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në përgjithësi nuk ishte aspak i pafavorshëm për Serbinë siç thuhet në media.

Gjykata ndër të tjera pa dyshim konfirmoi rëndësinë e Rezolutës 1244 dhe saktësoi se është vetëm pjesërisht e mundur të krijohet eventualisht një shtetësi sikur “Kosova” nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, ku Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje. Duke marrë parasysh që këto dy vendet do të mbështesin vetëm atë që Serbia pranon, shikuar nga ky fakt vendimi përfundimtar është në duart tona. Po qe se nuk është kështu si them unë, përse është atëherë e nevojshme të nënshkruhet marrëveshje normalizimi me Beogradin? Vendimi i Gjykatës i detyroi shqiptarët të ktheheshin në tryezën e negociatave, gjë që ata në vitin 2008 thanë se kurrë nuk do ta bënin, sepse mendonin se shpallja e njëanshme e pavarësisë i kishte mbyllur bisedimet me Serbinë.

Fushata juaj “Një nënshkrim ndryshon gjithçka”,  është njëra nga 30 pika rreth të cilave janë grumbulluar kundërshtarët e qeverisë në Aleancën për Serbinë. Aty thuhet se do te respektohet Kushtetuta e Serbisë dhe Rezoluta 1244 e OKB-së poashtu e drejta ndërkombëtare dhe do te kundërshtohet çdo akt që ka si pasojë integrimin ndërkombëtar të Kosovës. A është patriotizmi për Kosovën taktik për të mobilizuar votues apo vendim strategjik? Çfarë ofroni ju si zgjidhje për konfliktin e Beogradit dhe Prishtinës?

Aleanca për Serbinë përkrah vazhdimin e dialogut me shqiptarët, sepse besojmë se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura. Por ekziston një numër i madh i gjërave që janë shumë të rëndësishme dhe që në Bruksel deri tani nuk janë aspak të prekura. Për shembull, çështja e uzurpimit të pasurisë – private dhe asaj shtetërore – si dhe garantimi i mbrojtjes së popullatës serbe duke përfshirë dhe trashëgimitë kulturore. Nuk mund të bisedohet për statusin derisa këto gjëra nuk realizohen në mënyrë adekuate.

Presidenti Vuçiç gjithmonë përsërit që të gjithë ata që kundërshtojnë ndarjen janë në anën e Haradinajt, sepse nuk dëshirojnë që Serbia të fitojë diçka nga ky dialog. A është i përshtatshëm ky argumentim?

Të vetmit për të cilë mund të dyshohet se janë në anën e Haradinajt janë partnerët e tij të koalicionit nga Listat Serbe. Mënyra se si Vuçiq ka negociuar me Prishtinën që nga viti 2012 ka qenë e tillë që shqiptarët të marrin pothuajse gjithçka që kanë kërkuar – duke filluar me numrin ndërkombëtar telefonik deri tek heqja e institucioneve serbe nga veriu. Në këmbim asgjë nuk është fituar, përveç krijimit të një diktature kriminale gjithnjë e më të thellë këtu në Serbi.

Nuk ekziston as edhe në në Perëndim një pikëpamje gjithpërfshirëse për këtë çështje. Tre ish-përfaqësuesit e lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë kundër ndryshimit të kufijve, por Volfgang Petriç është duke parë çdo marrëveshje si të mundshme. Berlin zyrtar është strikte kundër këtij vendimi, ndërkohë në Washington mundë që të bisedohet për ndarjen. Duket se jo vetëm Serbia është e ndarë kur flitet për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndyshimi i kufijve në bazë të një parimi etnik, i cili në fakt është thelbi i marrëveshjes Vuçiq-Thaçi, është një precedent. Është e sigurt se në të ardhmen ky precedent do të kërkohet edhe nga vende tjera jo vetëm në rajon, por edhe në një pjesë tjetër të botës.

“Dialogu i brendshëm” ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin që ekziston për Kosovën, apo ka mbështetur faktin që shoqëria serbe në shumicën e rasteve nuk do të japë Kosovën por edhe nuk di si mundëta kthejë atë?

“Dialogu i brendshëm” ishte krejtësisht fiktiv dhe asnjëherë nuk ka qenë aq serioz në synimin për t’u zbatuar. Çdo gjë që sipas regjimit është vlerësuar si kritike është ekspozuar me brutalitet nëpërmjet shatanzhit mediatik. Krijohet një atmosferë urrejtjeje në shoqëri që mund të ketë pasoja tragjike, siç ishte rasti i Oliver Ivanoviqit. Tani në fokus janë udhëheqësit e Aleancës për Serbinë dhe Manastiri i Iguman Deçanit dhe baba Sava Janjiç, të cilët po shpallen “tradhtarë” dhe “terroristë shqiptarë”. Është e pamundur në një atmosferë të tillë të udhëhiqet një dialog me rëndësi të madhe shoqërore./DW