Presidenti-IranitLufta kundër terroristëve islamikë në Irak mund të bashkojë në një aleancë, pas 35 vitesh armiqësi, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sinjali është dhënë nga vetë presidenti i Iranit Hasan Ruhani, gjatë një deklarate për mediat në Teheran. Ai shprehu shqetësimin për avancimin e terroristëve sunitë të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit’.

Hasan Rouhani, President i Irakut: Nëse qeveria e Irakut na e kërkon, jemi të gatshëm t’a ndihmojmë brenda asaj që na lejojnë ligjet ndërkombëtare. Deri më tani në nuk dimë që Shtetet e Bashkuara të kenë ndërmarrë veprime. Por në çdo moment që amerikanët do të nisin aksionet kundër terroristëve, ne do të angazhohemi.

Pak ditë më parë në mediat ndërkombëtare u publikua plan një plan i përbashkët veprimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në mbështetje të qeverisë irakene kundër ekstremistëve Sun. Në të parashikohej ndërhyrja e Gardës Revolucionare, në përbërje të të cilës do të jenë edhe dy batalione të njësive speciale Al Kuds. Ndërsa avionët amerikanë do të mbështesin operacionet nga ajri, siç pohoi një ditë më parë edhe presidenti amerikan Barak Obama. Megjithatë autoritetet amerikane e mohuan ekzistencën e një plani të tillë.

Mungesa e koordinimit nga ndërkombëtarët për të ndihmuar Irakut dhe pamundësia e qeverisë për të ndërhyrë e vetme në zbrapsjen e militantëve Suni, sipas analistëve do të nxiste formimin e grupeve të armatosura ekstremiste Shiite, si kundërreagim për t’u bërë ballë Sunitëve, duke ashpërsuar kështu luftën sektare.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje filmike amatore të xhiruara nga vetë militantët Suni, teksa parakalojnë në rrugët e Mosulit, ku forcat ushtarake irakene kanë braktisur qytetin.

E teksa hyrja e tyre ka shkaktuar kaos në një tjetër video të tyre amatore shfaqen militantët suni që pasi kanë shtënë në dorë automjetet dhe helikopterët e ushtrisë të trashëguara nga amerikanët, marrin nën shenjestër me armë, automjete të rastësishme në rrugët e qyteteve të rëna nën kontrollin e tyre.

TV KLAN