Edhe pse Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të trefishta, aleatët e Partisë Demokratike thonë se në 13 Tetor mund të mbahen vetëm ato lokale.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu thotë se më parë duhen plotësuar kushtet e opozitës, nga largimi i Kryeministrit Rama deri tek reforma e thellë kushtetuese.

Dhe zgjidhja, sipas aleatëve të opozitës, vjen përmes një marrëveshje të madhe politike me garanci ndërkombëtare.

Sikundër Lulzim Basha, edhe Dashamir Shehi është kundër lirimit të zyrave nga kryebashkiakët e djathtë dhe i kujton Kryeministrit se të zgjedhurit e mazhorancës nuk mund të marrin detyrën pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.

Protestat në këto muaj vere duken larg, por Shehi thotë se Shtatori do ta gjejë sërish në sheshe opozitën me qytetarët.

Tv Klan