Aleatët e Bashës zbardhin skenarin e zgjedhjeve

Aleatët e Bashës zbardhin skenarin e zgjedhjeve

15:55 19/04/2019

Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 Qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, aleatët e opozitës nuk ngurojnë të zbardhin disa prej skenarëve.

Republikani Fatmir Mediu dhe Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thonë se futjen e opozitës në zgjedhje e garanton një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Mediu e Shehi kërkojnë që çdo marrëveshje të ketë parasysh këto kërkesa dhe të mos jetë e ngjashme me atë të vitit 2017. Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen pas kushtëzimit që Partia Demokratike bëri për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik, si parakusht për regjistrimin e saj në garën për vendoret.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi