Samiti dy ditor synon shtimin e ndihmës ushtarake

Mes frikës mbi intensifikim e luftimeve në fushën e betejës, aleatët perëndimor të Ukrainës dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën këtë të mërkurë në Bruksel për të dhënë më shumë ndihma ushtarake për Kievin. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Gjeneralin më i  Lartë Amerikan Mark Milley, si dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. Ky i fundit premtoi se mbështetja për Ukrainën nuk do të ndalet teksa dënoi sulmin me raketa në Kiev.

“Vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën me gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten shtrihet në të gjitha stinët.  Qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur së bashku me aleatët tanë për nevojat urgjente të tanishme dhe për të ardhmen”.

Në ditën e parë të këtij samiti dy ditor shtete të ndryshme bënë premtime për të dhëna ndihma ushtarake ku Franca tha se do të jepte radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Gjermania ka dorëzuar tashmë katër bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore IRIS-T ndërsa SHBA është zotuar të dërgojë sisteme NASAMS. Anëtarët e tjerë të NATO-s pritet të bëjnë njoftime të ngjashme gjatë samitit dy ditor.

Tv Klan