Aleatët e PD: Opozita të shkojë në komisionin e reformës elektorale

Posta

Aleatët e PD: Opozita të shkojë në komisionin e reformës elektorale

15:55 22/10/2019

“Pro” e “Kundër” ndarjes së procesit në dy faza

Aleatët e Lulzim Bashës i sugjerojnë kryedemokratit që opozita të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, e thirrur për tu zhvilluar ditën e enjte. Ndonëse demokratët nuk kanë marrë një vendim zyrtar nëse në nivel teknik do të kenë një përfaqësues në komisionin që e cilësojnë ilegjitim, aleatët thonë se në takim udhërrëfyes për procesin e reformës elektorale duhet të jenë 9 kushtet e Bundestagut gjerman.

Teksa në këtë pikë bëhen bashkë, ndahen kur bëhet fjalë nëse reforma zgjedhore duhet të kalojë në dy faza, propozim ky i bërë nga bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damjan Gjiknuri.

Reforma zgjedhore është cilësuar nga faktori ndërkombëtar si një ndër kushtet që klasa politike duhet të përmbyllë brenda këtij viti. Të hënën Kryeministri Rama sërish e ftoi opozitën të bëhet pjesë e këtij procesi, që dikton miratimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, por në rast refuzimi, kreu i qeverisë e bëri të qartë se do  t’i miratojë ndryshimet në kodin e elektoral me opozitën parlamentare.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi