Aleatët e Lulzim Bashës, pjesë e grupimit të qendrës së djathtë i kërkojnë Presidentit Ilir Meta të ulë në tryezë dialogu të gjithë palët politike për zgjidhjen e krizës. Përmes një platforme prej 12 pikash krerët e PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK-së shprehen kërkojnë një marrvëshje kushtetuese, duke përjashtuar një pakt të ngjashëm si ai i 18 Majit të 2017-ës.

Fatmir Mediu, kryetar i PR-së : 

Nuk duhet të jetë një marrëveshje Basha-Rama, por e politikës shqiptarë, por për një marrëveshje të qëndrueshme dhe jo vetëm për këto zgjedhje, por inistitucionale për hapjen e rrugës.

Teksa Lulzim Basha e ka kusht të panegociueshëm uljen në tryezë me kryeministrin, grupi i qendrës së djathtë nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së Ramës si Kryetar i PS-së pa dhënë më parë dorëheqjen nga kryetar i qeverisë.

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së :

Nuk është një kusht, edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar.

Fatmir Mediu Kryetar i PR-së:

Detajet e tryezës i cakton presidenti, ne nuk përcaktojmë se kush është kryetari i PS e kush jo”

Një ndër kërkesat e tyre është edhe shtyrja e zgjedhjeve lokale dhe krijimi i një qeverie tranzitore, pikë që i bashkon me Partinë Demokratike, me të cilën firmosën  një marrëveshje pak ditë më parë.

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së :

Nuk është antikushtetuese shtyrja e zgjedhjeve, kemi rastin e Kavajës në 2017. Nuk janë kushtet aktuale për zgjidhje veç asaj të një konensusi shumë të gjerë.”

Agron Duka, kryetar i PAA-së :

Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet Basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri tranzitore.

Ajo që i ndan me Lulzim Bashën e që ia kujtuan sërish në tryezë është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së :

Ne kërkojmë ta ndryshojmë .PD nuk ka dhënë në këtë pikë një qëndrim dhe për këtë arsye ne kemi sot një debat me PD. Këtë ligj që kemi sot se duam.

Për të rakorduar platformën që do t’ia paraqesin të martën kreut të shtetit, aleatët e Bashës kanë qenë pasdite në zyrën e këtij të fundit. Pas një takimi që zgjati rreth një orë, ata kanë deklaruar sërish se zgjedhje me një palë nuk do të ketë më 30 Qershor.

Tv Klan