Opozita hedh akoma më shumë dritë mbi qëndrimin e saj për të mos shkuar në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. Dy ditë pas skadimit të afatit për dorëzimin nga ana e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të listës së anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, aleatët e Lulzim Bashës lënë të kuptohet se ideja e bojkotit po përqafohet gjithmonë e më shumë nga opozita.

Dashamir Shehi Kryetar i LZHK-së :

S’ka hapësirë politike që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Ne dolëm nga zgjedhjet e mëdha dhe s’mund të pretendojmë që ka kushte për zgjedhjet administrative.

Agron Duka, Kryetar i PAA-së :

Dikur kam qenë skeptik dhe jam shprehur ndryshe se kemi pas tjetër situatë politike dhe opozita ishte në parlament me djegien e mandateve ka krizë të thelle dhe si shërben kurrkujt nëse ne hymë në zgjedhje, ndoshta e zvarrisim me shumë krizën dhe jo e zgjidhim atë.

Ambasadorit të OSBE-së, Bernd Boshard, i cili u shpreh se më e rëndësishme se pjesëmarrja në zgjedhje janë standardet, aleatët e opozitës i kujtojnë raportin e hartuar nga misioni në zgjedhjet e 2017-ës.

Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së: 

Ky nuk është Papa në Romë dhe ne s’jemi të gjithë katolik këtu. Gjykimin për zgjedhjet do ta japë edhe nderkohë jo vetëm OSBE dhe do ta japin së pari shqiptarët. A donte standarte, standarte po i kërkojmë Bernd Boshard. 

Agron Duka  Kryetar i PAA-së : Nuk ka nevojë të pyetet Boshard, sepse këto zgjedhje s’janë normale kur opozita reale është jashtë parlamentit dhe ka një opozitë të modifikaur gjenetikisht

Demokratët nuk kanë një vendim për bojkotin e zgjedhjeve lokale, por selia blu ka dhënë sinjale se do ti bojkotojë ato, nëse nuk shkohet drejt krijimit të një qeverie tranzitore pa kryeministër Edi Ramën.

Tv Klan