Aleatët e PD takojnë Metën: Hap i vogël, por në drejtimin e duhur – TV KLAN

Aleatët e PD takojnë Metën: Hap i vogël, por në drejtimin e duhur

Kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike takuan të mërkurën kreun e shtetit, Ilir Meta, si pjesë e konsultimeve për datën e re të zgjedhjeve pas shfuqizimit të dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha për mediat se takimi përbënte një hap të vogël drejt zgjidhjes së krizës, por në drejtimin e duhur. Megjithatë ai paralajmëroi se të gjitha këto diskutime bien poshtë nëse pala tjetër këmbëngul tek data 30 Qershor.

“Si fillim është një hap i vogël, por e rëndësishme është që drejtimi është i duhuri. Nëse pala tjetër vazhdon me pretendimin për zgjedhje më datë 30 atëherë këto diskutime nuk kanë më vlerë, është muhabet i kotë dhe do të bëhemi gati për beteja të tjera në rrethana të tjera, të cilat nuk do të ishin të mira për Shqipërinë.”

Ai tha se data e zgjedhjeve do të vijë si rrjedhojë e një marrëveshjeje më të madhe, duke përmendur PS dhe PD, sepse më e rëndësishme se data e zgjedhjeve është se si do të shkojmë deri tek këto zgjedhje.

“Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve nuk mund të jetë një dëshirë, do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike, nga sipërmarrjet politike. A do t’i rregullojmë këto ligje? Nëse data e zgjedhjeve është një shtyrje thjeshtë për të fituar kohë, kjo nuk i mjafton opozitës.”

I pyetur nëse kanë dhënë një propozim si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, Shehi tha se “nuk besoj se as Presidenti na ka thirrur për këtë. Zoti Meta do i presë të gjithë palët e tjera, të cilët mund të kenë edhe peshë më të madhe se ne, si PD dhe PS.” /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione