Aleatët europianë të NATO-s i kërkojnë Shteteve të Bashkuara, të shtojë presionin ndaj Vladimir Putinit për të ndalur luftën në Ukrainë.
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Bruksel, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot tha se dyshonte se qëllimi i vërtetë i Putinit ishte t’i jepte fund luftës, pavarësisht përpjekjeve të Donald Trumpit për të ulur në bisedime palët.
Kryediplomati britanik Dejvid Lami tha se qasja në bisedime e Moskës i shpreh qartë këto qëllime të presidentit rus. Ai është i mendimit se kjo është një arsye e fortë për të fuqizuar pozitat e Ukrainës.
Të njëjtin mendim ka edhe ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock, për të cilën Putin ka thënë vetëm fjalë boshe në bisedimet e fundit me Shtetet e Bashkuara.
Pas marrjes së postit, Donald Trump ka ndërmarrë një nismë për të sjellë paqe në Ukrainë, duke ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit. Pavarësisht se është shprehur i gatshëm për armëpushim, presidenti rus ka urdhëruar së fundi mobilizimin e 160 mijë ushtarëve të tjerë, në vazhdim të luftës në Ukrainë.
Tv Klan