Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos qëndrojë larg tryezës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, një proces që sipas tyre nuk duhet të kushtëzohet nga nisma që synon pastrimin e politikës nga krimi.

Fatmir Mediu kryetar i PR-së: Opozita duhet të vejë dhe të diskutojë për çështje të rëndësishme. Ne kemi qenë dhe duhet të jemi pjesë e këtij procesi dhe të zgjidhim problemet. Si element komplementar është garantimi i qytetarëve në këtë proces. Opozita duhet të shkojë të diskutojë për çështje të rëndësishme.

Agron Duka kryetar i PS-së:

Lufta të jetë paralele shkëputjen nga krimi dhe njëherazi edhe Reforma Zgjedhore. Kryefjala e opozitës është të bëjë çfarë është e mundur që krimi mos futi duart ne politikë po kjo nuk shkon vetëm por me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo është në favor të qytetarëve.

Prerazi ndahen kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, që sipas tyre ka prodhuar pasoja shumë të dëmshme jo vetëm në funksionimin e shtetit por edhe kushtetuese.

Dashamir Shehi  kryetar i LZHK-së: Po su reformua sistemi zgjedhor demokracia është në rrezik të madh.

Fatmir Mediu kryetar i PR-së :

Ky s’është më parlamenti përfaqësues i qytetarëve, por i interesave të kryetarëve dhe ka krijuar një elitë false që s’ka lidhje me votuesit. 

Agron Duka kryetar i PA-së: Nëse kjo nuk realizohet tradhtohet kauza jonë dhe e qytetarëve.

Ndaj dhe ndryshimin e sistemit e shohin jetik për demokracinë, ndonëse nuk hezitojnë të pranojnë se dy partitë e mëdha po tentojnë të shkojnë në zgjedhje me kodin e vjetër.

Fatmir Mediu kryetar i PR-së: Besoj se po edhe pse Basha ka thënë pasi të zgjidhim problemet. Jam për një sistem që i jep të drejtën qytetarëve kush i përfaqëson.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK-së: Elementë maxhoritar brenda ligjit të ri e dyta një korrektim kombëtar, listë proporcinale kombëtare që do ti bashkonte shqiptarët.

Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen në një kohë kur opozita ndodhet jashtë komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kur Partia Demokratike ka prezantuar platformën e saj për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi ku dekriminalizimi dhe Vettingu i politikës shikohen si emergjencë kombëtare për një proces të lirë e demokratik.

Tv Klan