“Përdorimi i armëve të vërteta gjatë xhirimeve duhet të reduktohet”

“Reduktim të përdorimit të armëve reale në sheshxhirime për të ruajtur jetë njerëzish”. Kjo është thirrja që Alec Baldwin lëshon në intervistën e tij të parë për mediat, 10 ditë pas ngjarjes aksidentale ku ai qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë dhe plagosi regjisorin e filmit “Rust” gjatë xhirimeve.

63-vjeçari shpreh sërish keqardhjen e thellë, që u bë padashje autor i vrasjes së Halyna Hutchins, drejtores së fotografisë së filmit të kategorisë Uestern, për të cilën thotë se e kishte mike, e po ashtu edhe për plagosjen e regjisorit Joel Souza. Ajo që ndodhi, sipas tij, ishte një 1 prej një trilionë rasteve të ngjashme që mund të ndodhin dhe kjo ishte një rastësi e keqe.

Të Mërkurën, hetuesit thanë se nga shpatulla e Hutchins ishte hequr një predhë fisheku, çka tregon se plumbi i përdorur ishte real dhe jo manovër, siç përdoret në shesh-xhirime. Faji bie mbi përgjegjësen për armët në sheshxhirime, Hana Gutierrez Rid, por avokatët e saj thanë se ajo e kishte kontrolluar armën dhe se plumbat realë kishin ardhur nga një tjetër drejtim, një pistë që po ashtu është pjesë e hetimit për ngjarjen.

Tv Klan