Ekspertët thonë se ndryshimi i motit, i shoqëruar me nivele të larta poleni, mund të shkaktojë sulme vdekjeprurëse të astmës.

Alergjia e polenit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë që shkakton probleme të mëdha në shëndet. Ekspertët shprehen se rritja e poleneve mund të rrisë rrezikun e sulmeve të astmës.

Por një ndryshim i motit mund të jetë gjithashtu një nxitje kryesore për të sëmurët nga astma.

Ekspertja e shëndetit, Emma Rubach u shpreh: Ndryshimet në mot mund të shkaktojnë simptoma për njerëzit që vuajnë nga astma. Sigurohuni që të jeni të përgatitur për ndryshimet e motit dhe të keni nën kontroll simptomat e astmës.

Lagështia më e lartë në ajër e prish polenin në copa shumë më të vogla, duke shkaktuar përhapjen e tij./tvklan.al