Në një lidhje në Skype nga Australia për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte ish-modeli nga Tropoja, aktualisht një organizatori i njohur eventesh atje, Alesio Aliaj.

Ai është i angazhuar me menaxhimin e emrave ndërkombëtarë të muzikës. Karrierën si model e ka nisur në vitin 1993, jo vetëm në vend, por edhe jashtë, ku ka qenë pjesë e kopertinave të revistave të njohura. Prej 19 vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Australisë, si organizator koncertesh si dhe i festave private të këngëtarëve më të njohur në botë.

Prej disa kohësh, Alesio ndodhet në një lidhje me bukuroshen australiane Katherin dhe së bashku kanë dy fëmijë, vajzën Jolie dhe djalin Elijah Zayn Aliaj. Pak kohë më parë, ish-modeli bëri të ditur se ai dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Rudina Magjistari: E keni zbuluar gjininë?

Alesio Aliaj: E kemi lënë si surprizë, ta shohim në ditën kur të vijë në jetë.

Rudina Magjistari: Kështu që ti i bije ta ndihmosh pak këtë periudhë?

Alesio Aliaj: Po sidomos këto kohët e fundit, i kemi bërë të gjitha me gatime, me larje, se kemi kohë sa të duash, se punë nuk bëjmë. E kam mësuar të gatuajë ushqime shqiptare, i kemi bërë të gjitha, edhe goca na ndihmon, të gjitha punët i kemi ndarë detyrat.

Në lidhje me situatë, Aliaj u shpreh se ky është i vetmi moment, që i ka lidhur dhe bashkuar edhe më shumë si familje.

Alesio Aliaj: Me të vërtetë ky është i vetmi moment që na ka lidhur dhe jemi bashkuar sepse familja është gjëja kryesore. Jemi bashkuar shumë të paktën, kemi kohë se punët janë mbyllur, kemi kohë të kalojmë momentet më të bukura me familjen dhe ata njerëzit që i duam./tvklan.al