Supermodelja braziliane pozon me bikini në plazhet e Uruguait

Nga bukuritë e plazheve të Uruguait, bashkë me mikeshat e saj, Alessandra Ambrosio ngre temperaturat në këto ditë të ftohta dimri.

Me një fizik afër perfektes, supermodelja braziliane demonstron me krenari format duke pozuar me bikini.

Mes zhytjeve në det, jogës, nën shoqërinë e perëndimit të diellit, në relaks total shtrirë në shezlon, 38-vjeçarja bën të ëndërrojnë fansat e saj në Instagram.

Teksa shumë e akuzojnë që është gjithmonë me pushime, me të drejtë bukuroshja braziliane thotë se pavarësisht të gjithave ajo beson tek magjia e jetës.

Tv Klan