“Isha shumë nervoz”

Këngëtarja Jennifer Lopez, një vit më parë mori propozimin më të bukur për martesë nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

Së fundmi , Alex e ka kujtuar sërish këtë ditë të veçantë përmes një postimi në Instagram, ku shkruan fjalët më të bukura për Jennifer.

Një vit më parë në një plazh në Bahamas. Unë isha shumë nervoz, më nervoz se gjithë karriera ime. U ula në gjunjë dhe të bëra ty një pyetje, ti më the po. Jennifer, çdo moment me ty është një bekim. Ti je shoqja ime, inspirimi im, një nënë e mrekullueshme dhe një model për t’u ndjekur nga të gjithë. Jam shumë me fat që jam me ty. Faleminderit që e ke bërë jetën time më të mirë. Mezi po pres për të bërë, edhe më shumë kujtime me ty. Të dua. Gëzuar përvjetorin”, shkruan Rodriguez bashkëngjitur videos së postuar./tvklan.al