Tenisti gjerman triumfon në finale me rusin Khachanov

Alexander Zverev është kampion olimpik. Tenisti gjerman kurorëzoi një paraqitje të shkëlqyer në Tokio me medaljen e artë. Zverev triumfoi në finale me rusin Khachanov pas vetëm 2 seteve lojë 6 – 3 , 6 – 1.

Alexander Zverev e tregoi se meritonte të artën në Lojërat Olimpike pasi eliminoi në gjysmëfinale numrin 1 të renditjes botërore, Novak Djokoviç. Ky është suksesi më i madh në karrierën e 24-vjeçarit i cili nuk ka fituar ende një Grand Slam edhe pse mbërriti në finalen e US Open vitin e kaluar.

Gjithsesi me paraqitjet që po bën Alexander Zverev do të arrijë të ketë sukses edhe në një nga 4 turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror.

Tv Klan