Kritiku i presidentit rus denoncoi sistemin e drejtësisë ruse, ekipi i tij po përballet me akuza të reja

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është paraqitur në gjykatë përmes një lidhjeje video nga burgu. Kjo është paraqitja e parë publike e 44-vjeçarit, i cili po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht për një dënim të mëparshëm që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.

Në këtë paraqitje të parë që nga greva e tij e urisë, të cilën ai ka thënë se gradualisht po e përfundon, Navalny me kokë të rruar dukej se kishte humbur peshë.

“Unë kërkoj që njerëzit që nënshkruan peticione kundër, përfshirë edhe prokurorët të sillen para drejtësisë penale”, është shprehur opozitari.

Por pas disa javësh presioni në rritje, aleatët e tij njoftuan se po shpërndanin rrjetin e tij të zyrave të fushatës në të gjithë Rusinë protesta mbarëkombëtare ndërsa gjykata shqyrton nëse do t’i deklarojë ata si ekstremistë.

Nëse do të shpallen ekstremistë, autoritetet do të fitojnë fuqinë ligjore për të dhënë dënime me burg për aktivistët dhe për të ngrirë llogaritë bankare. Gjykata do të mbajë seancën e saj të radhës për çështjen më 17 Maj.

Aleatët e Navalny thanë gjithashtu se një çështje e re penale ishte hapur kundër tij për krijimin e një organizate jofitimprurëse që shkelte të drejtat e qytetarëve. Presioni ka qenë në rritje mbi Navalny-n dhe fushatën e tij kundër korrupsionit politik dhe të biznesit për muaj me radhë.

Klan News