Në Japoni debuton Alfa X, treni që arrin një shpejtësi deri në 400 km/orë. Testi i parë ka rezultuar me sukses dhe nisja e shërbimeve publike mendohet të fillojë në vitin 2030.

Ky është treni më i shpejtë dhe pa zhurmë i kategorisë së tij dhe udhëton me një shpejtësi 320 km/orë, duke arritur edhe 400 km/orë, rezultat ky që mund të arrihet pikërisht falë aerodinamikës së jashtëzakonshme.

Lokomotiva është e gjatë 22 metra dhe forma e saj është konceptuar në mënyrë të tillë për të reduktuar në maksimum zhurmat. Testet do të vijoj, bën të ditur kompania JR.

Ndërkohë së shpejti priten edhe trenat magnetike Hyperloop, që gjatë testeve të para kanë arritur të udhëtojnë me shpejtësi rekord deri në 603 km/orë.

Klan Plus