Shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani duket se ka gjetur dashurinë. Një foto romantike krahë moderatores Fatma Methasani konfirmoi aludimet e kahershme të medias për një lidhje dashurie mes të dyve.

Por se si lindi marrëdhënia mes tyre, Alfio e zbuloi sot për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

https://youtu.be/LbjgfMzEQrg?t=32m48s

“Ne jemi njohur kur kishim emisionin tek televizioni tjetër. Gjërat thjesht ndodhën edhe kaq. Mund të jetë edhe merita e atyre lajmeve që publikoheshin në rrjetet sociale. Por unë besoj se thjeshtësia është gjëja më e bukur tek një person”,

tha Alfio.

/tvklan.al