Alfred Peza për emigrantët afrikanë: Është bërë Parisi bardh e zi si bluza e Juventusit (Video)

Posta

Alfred Peza për emigrantët afrikanë: Është bërë Parisi bardh e zi si bluza e Juventusit (Video)

22:46 22/10/2019

Gazetari Alfred Peza e ka krahasuar kryeqytetin francez Parisin me bluzën e Juventusit, duke iu referuar emigrantëve afrikanë në Francë. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peza tha se Parisi është bërë “bardh e zi” për shkak të numrit të madh të emigrantëve.

Debati nisi kur pedagogu Endri Shabani, duke folur për refuzimin e Macron ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave, tha se një nga shkaqet është edhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Endri Shabani: E di ti që në Shqipëri raporti për azilkërkues i Shqipërisë është 6.6 për 1000 banorë. I Sirisë që është në luftë është 4.4. Pra, sikur luftë të kishin bërë këtu, më pak shqiptarë do kishin shkuar të kërkonin azil.

Alfred Peza: Po nuk qëndron kjo nuk qëndron. A e ke parë Parisin? Është bërë si bluza e Juventusit bardh e zi. E ke gjithë Afrikën në Paris edhe në Francë, s’ka lidhje fare. Macroni kur shkoi në Këshillin Europian tha që problemi nuk janë vendet dhe mosplotësimi i kushteve të tyre ndaj procesit, por është fakti që Macroni do të vendosi veton përpara se të vazhdojë zgjerimi, të reformojë mekanizmin. Ai është problemi i Macronit me veten dhe me problemet e veta personale dhe me Evropën aktuale, dhe jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT