“Plasën çokollatat”, Viliani i dhuron një puthje në buzë Danielës në mes të emisionit

Puthjet mes Vilianit dhe Danielës nuk kanë fund. Ka qenë konkurrenti, ai i cili është ngritur dhe i ka rrëmbyer një puthje fronistes duke bërë që të ketë mjaft reagime në studio.

Eni Shehu: A ishte për t’i mbyllur gojën apo…?

Algerti: Me këtë që u bë, unë them se takimi im duhet të ketë një sqarim.

Ardi Asllani: Daniela, ti u mjaftove me këtë?

Daniela: Po dëgjoj. Kësaj Lilit nuk i mbyllet goja. Të lutem mos ndërhyj fare.

Algerti: Unë mendoj se kështu si e puthi Danielën, mund ta ketë puthur edhe Lilin sepse unë e shoh se Viliani ka shkuar pas Lilit përderisa veprove kështu.

Dea: Unë mendoj se është standard i dyfishtë. Pse thoni tani se ka hyrë Lili mes Danielës dhe Vilianit, kur mund të ketë hyrë edhe Viliani mes Kristit dhe Lilit.

Kristi: Vilian, ke interes për Lilin ti dhe ka një aspekt këtu që më eksiton?

Viliani: Pse po ma bën këtë pyetje?

Lili: Kjo është situatë shumë eksituese.

‘Kjo është shumë e ulët’, Daniela përplaset me Ermirin: Avash se u sëmure, mos ndërhyj këtu

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan, ka pasur një përplasje mes Danielës dhe Ermirit. Ka qenë puthja e fronistes me Vilianin që ka revoltuar konkurrentin.

Ermiri: Më duket pak pa lidhje sepse ajo është fokusuar tek Viliani dhe kam një shqetësim për këtë për të thënë të drejtën.

Daniela: Këto flasin sikur janë Daniela.

Ermiri: Ajo po puthen në skenë paar teje me Vilianin, domethënë një gjë që është shumë e ulët.

Algerti: Dhe unë e pyeta se pse e bëre atë gjë.

Ermiri: Mua më shqetësoi kjo gjë që bëri sepse jemi dhe djem të tjerë këtu dhe e prezanton këtu para skenës si të dashur, atëherë ose të dalin bashkë, ose të ikim ne.

Daniela: Ti nuk je pjesë e kësaj gjëje, mos ndërhyj këtu.

Ermiri: Përderisa kam ardhur këtu për ty…

Daniela: Pse ndihesh keq Ermir?

Ermiri: Ndihem keq, pse të mos ndihem.

Daniela: Po do të të vijë radha mor Ermir, u sëmure./tvklan.al