Shënon ndaj Senegalit që në minutën e dytë

Algjeria fitoi trofeun e Kupës së Kombeve në Afrikë duke mundur Senegalin me një gol të shënuar që në minutën e dytë të ndeshjes.

Bunexha’ nisi një goditje drejt portës e cila u devijua dhe u duk se topi do të përfundonte jashtë, por për habi të të gjithëve u ndal në rrjetë.

Senegali u përpoq deri në fund të takimit të rikuperonte duke dominuar qarkullimin e topit por Algjeria u tregua cinike duke mbrojtur mirë rezultatin.

Kjo ishte hera e dytë në histori që Algjeria fitoi Kupën e Afrikës, pas titullit të fituar më 1990.

Tv Klan