Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehet i sigurt se Maqedonia e Veriut do të marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Nëse nuk merret në Qershor, do të ndodhë në Shtator”

, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nuk do të ishte veprim i ngutshëm i Presidentit Ivanov, nëse ai do të vendoste t’i amnistonte personat që hynë në Kuvend më 27 Prill. Ai konsideron se Ivanov më nuk ka legjitimitet për vendimet të tilla, sepse po i kalon mandati.

Ahmeti edhe njëherë afirmoi përkrahjen e partisë së tij për Pendarovskin, për të cilin tha se partia e tij është duke punuar që të bëhet President./

abcnews.al