Duke folur për sistemin e drejtësisë në një intervistë për Klan News, ish-ministri i drejtësisë Enkeleid Alibeaj tha se PD në qeverisje do të qëndrojë larg këtij sistemi, jashtë praktikave korruptive dhe do të jetë një shtysë që sistemi gjyqësor të funksionojë.

“Nuk kemi asnjë lloj tentacioni për tu marrë me emërime dhe shkarkime. Sistemi gjyqësor do të duhet të krijojë kushte, mekanizma brenda sistemit për tu rikuperuar nëse ka difekte,” tha Alibeaj.

Ish-deputeti siguroi se PD në qeverisje do të çojë para drejtësisë të gjithë aferat korruptive të 8 viteve të fundit.

“ Nuk do të lejmë asnjë lloj praktike korruptive të këtyre 8 viteve pa e vendosur përpara dyerve të SPAK apo Prokurorisë, për tu testuar edhe ata në një situatë të re të pakapur nga qeverisja dhe do të shohim edhe performancën e tyre.”

Klan News