Kjo është dëshmia që jep astronautja e parë britanike, Helen Sharman, e cila u nis në hapësirë në vitin 1991 si pjesë e një projekti sovjetik.

56-vjeçarja thotë se alienët ekzistojnë dhe ndodhen tashmë në Tokë, por ne nuk mund t’i shikojmë.

“Alienët ekzistojnë, nuk ka mënyrë tjetër. Ka miliarda yje në univers dhe ka forma të ndryshme të jetës. A janë ata si ju dhe si unë? Ndoshta jo. Është e mundur që në këtë moment të jenë këtu dhe ne nuk i shikojmë dot”, u shpreh astronautja britanike në një intervistë për revistën “The Observer”.

Helen Sharman qëndroi 8 ditë në stacionin hapësinor ‘Soyuz TM-12’ përpara se të kthehej në Tokë në vitin 1991. U deshën 18 muaj trajnim që të nisej në misionin hapësinor.

Që prej asaj kohe, 56-vjeçarja nuk është rikthyer më në hapësirë. Në vitet 1992 dhe 1998, Helen ishte refuzuar nga Agjencitë Hapësinore të Hapësirës për projektet ku ajo kishte aplikuar. /tvklan.al