Alienët po na vëzhgojnë

Alienët po na vëzhgojnë

22:46 01/10/2019

Sipas një studimi të ri, asteroidët që fluturojnë në mënyrë të rrezikshme shumë afër tokës mund të përdoren nga alienët për të spiunuar. Madhësia e tyre e vogël i bën të vështirë për t’u ndjekur dhe njëkohësisht të përsosur për operacione sekrete spiune.

Fizikanti me origjinë nga Alabama, Dr. James Benford, i cili ia ka kushtuar jetën studimit të alienëve është shprehur se këto objekte të vogla shumë afër tokës ofrojnë një mënyrë ideale për të parë botën tonë.

Më tej ai shton se alienët mund ta kenë vizituar tokën. Kontakti sipas tij mund të jetë krijuar edhe përmes njërit nga qindra dhe mijëra yjeve që kanë kaluar afër tokës.

Dy yjet më të afërt me Tokën janë Alpha Centauri A dhe Alpha Centauri B, të cilët janë 4,3 vjet dritë larg. Sipas studiuesit, edhe nëse nuk gjenden shenja të alienëve mbi asteroidët, studimi do të nxirrte në pah detaje interesante dhe rezultate premtuese.

Një muaj më parë, sipas “The Sun”, një tjetër shkencëtar u shpreh se objekti misterioz që po i afrohej sistemit diellor mund të ishte një anije kozmike e alienëve./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT