Së fundmi moderatorja e njohur e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Alketa Vejsiu, ka organizuar një mini-intervistë me miqtë e saj në Instagram, ku i është përgjigjur shumë pyetjeve kurioze të tyre.

Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet për jetën e saj private dhe profesionale. Një pyetje mjaft interesante ka qenë nëse ka kaluar ndonjë moment të sikletshëm në skenë. Ajo shprehet se në momentet e sikletshme mund të jetë perfekte për meme duke treguar dy raste.

“Po kam pasur një natë të vështirë kur s’isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni. Kam momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në atë moment“, shkruan moderatorja.

E pyetur nëse ka ndonjë plan që të punojë në Itali, moderatorja shprehet se Italinë e ka si opsion por nuk do largohet kurrë nga Shqipëria.

“Të kalojë pandemia dhe të shohim. Nga Shqipëria nuk do largohem asnjëherë përgjithmonë! Por televizioni italian është gjithmonë opsion”, është përgjigjur Alketa Vejsiu. /tvklan.al