Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e

njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si

kokaina, heroina, hashashi apo duhani. Në këtë përfundim arrin një studim i

financuar qendra britanike për drejtësinë dhe krimet dhe e publikuar në revistën

shkecore ‘Lanset’.

Studimi e kategorizon alkoolin në krye të listës me 20

droga që shkaktojnë dëme shëndetësore dhe jo vetëm, si për përdoruesit ashtu

edhe personat që kanë lidhje me ta. Studiuesit i japin alkoolit 72 pikë nga 80

që është edhe maksimumi i dëmit.   

Pas tij renditet heroina me 55 pikë vlerësimi, kokaina e

kristaltë me 54 dhe metamfetamina me 33 pikë. Megjithatë, alkooli e ka më të ulët

nivelin e vdekshmërisë që shkakton sesa drogat e tjera të forta. Konsumuesit e

alkoolit u shkaktojnë më shumë dëme të tjerëve, se drogat e tjera. Ato lidhen

me nivelet e larta të kriminalitetit; vrasjeve, vjedhjeve, janë problematikë në

marrëdhëniet familjare e shoqërore. Ndërsa dëmet më të mëdha, konsumuesit i shkaktohen

nga kokaina e kristaltë, heroina e duhani.

Tv Klan