Antetokoumpo më i miri në parket, shkëlqen dhe Curry

Spektakël në ndeshjen e yjeve të basketbollit amerikan. Skuadra Lebron James triumfoi bindshëm në All Star Game kundër ekipit të Kevin Durant, i cili vetë nuk luajti për shkak dëmtimi.

U shënuan plot 320 pikë nga të dyja skuadrat, ku më të mirët e Perëndimit fituan 170-150 ndaj rivalëve të Lindjes, sfidë që u zhvillua në “State Farm Arena” të Atlantës.

Greku i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, fitoi çmimin MVP të ndeshjes, falë një performance të shkëlyer prej 35 pikësh.

Damian Lillard i Blazers realizoi 32 pikë, ndërsa Stephen Curry i Warriors 28 pikë. Dy të fundit shënuan nga tetë trepikësha secili.

Dy ekipet u dhanë përparësi që në fillim veprimeve spektakolare në sulm. Skuadra e Lebron James, falë një Giannis Antetokounmpo të papërmbajtshëm dhe një snajperi si Stephan Curry, u shkëput plot 20 pikë në përfundim të periodës së dytë.

Gjatë pushimit u zhvillua gara e zhytjeve, në të cilën triumfoi Anfernee Simons. Ekipet u kthyen në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes, por muzika nuk ndryshoi.

Damian Lillard u ngrit në katedër duke qenë i saktë në disa gjuajtje radhazi për tre, që nuk e lejuan skuadrën kundërshtare që të afrohej, duke ruajtur diferencën e pikëve deri në fund.

Klan News