“Allahu mos ma marrtë shpirtin pa parë nipin dhe mbesën”


“Allahu mos ma marrtë shpirtin pa parë nipin dhe mbesën”

19:04 20/09/2020

Bujar Petriti ka ardhur enkas nga Italia që të nxjerrë nga shtëpia djalin e tij Ilirjanin që ndodhet me arrest në shtëpi. Ai ndihet i turpëruar që i biri akuzohet për dhunë në familje.

Gjatë seancës ndërmjetësore “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare, Ilirjani ka hedhur poshtë këto akuza, ku shprehet se nuk ka pasur arsye të dhunojë ish-bashkëshorten dhe se e gjithë kjo është e organizuar për t’ja marrë shtëpinë dhe të bëjë dokumentat në Francë.

Gjatë seancës, babai i tij Bujari është prekur për fëmijët e Ilirjanit ku shprehet se ka shumë kohë që nuk i ka parë dhe se i lutet Zotit që kur të japë shpirt të ketë pranë nipin dhe mbesën e tij.

Bujar Petriti: Nga veprimet që ke bërë ti karshi fëmijëve, ata më janë larguar edhe mua. I lutem Zotit të madh që kur të ma marrë shpirtin, t’i kem ato afër, more vesh çfaër ke bërë?

Ilirjan Petriti: Ata më janë larguar mua jo ty o ba.

Bujar Petriti: Çuni ka lindur në shtëpinë time ja ndjeja erën, si djalit ashtu edhe vajzës.

Ilirjan Petriti: O babi këto janë akuza të rreme, nuk kam pse ushtroj dhunë ndaj askujt.

Bujar Petriti: Unë jam gjyshi, Allahu mos ma marrtë shpirtin pa i patur ata pranë, t’i prek një herë me dorë.

Ilirjan Petriti: Edhe unë nuk kam se çfarë bëj o bab, është e rëndë që unë të dal këtu para publikut. Ata janë fëmijët e mi dhe nuk i hedh kurrë poshtë. /tvklan.al





Të ngjashme