Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që të mos bëjnë ndryshime në stol, por në verë situata ndryshon

Masimiliano Alegri do të vazhdojë që të jetë trajneri i Juventusit.. Por nëse ai zhgënjen, në qershor, në stol mund të ulet një tjetër emër.

Masimiliano Alegri ka kohë që të shmangë shkarkimin nga Juvja deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk diskutuan për të ardhmen e trajnerit, edhe për shkak të problemeve financiare në klub, ndërsa janë raportuar humbje me vlerë 254 milionë euro.

Nëse Alegri do të shkarkohej, Juventusi do të duhej që të paguante rrogën e teknikut deri në vitin 2025, e gjithashtu shpenzimet do të rriteshin me uljen e trajnerit të ri në stol.

Drejtuesit shpesojnë që tekniku në të ardhmen do të shmangë rezultate si ato ndaj Befikës dhe Monzës.

Por në qershor do të jetë një situatë totalisht ndryshe, raporton Sportmediaset.

Nëse ecuria e Juves do të jetë zhgënjyees, atëherë drejtuesit do të punojnë për të afruar emra të rinj.

Në shtëpinë bardhezi pëlqehet shumë Xhan Piero Gasperini, por emri që preferohet së tepërmi edhe nga tifozët është Antonio Konte.

Mosmarrëveshjet me presidentin Andrea Anjeli janë sqaruar dhe nuk përjashtohet një bashkëpunim i ri.

Konte është i hapur për t’u rikthyer në Torino, ndërsa po heziton që të rinovojë me Totenhemin. Kontrata me klubin anglez, italianit i përfundon në fund të sezonit, por zërat e fundit nga Italia, duket se ia kanë turbulluar mendimet për të ardhmen 53-vjeçarit.

Klan News