Edhe pse i mungon muzikës shqiptare prej vitesh, Alma Bektashi mbetet një nga artistet, rokeret e zërat më unikë.

Pjesëmarrëse në shumë festival muzikore, fituese e çmimeve të para dhe profesoreshë e talenteve të reja, Alma Bektashi, ishte sonte përballë gazetarëve të vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ndoshta pak e dinë, por Alma ka një motër binjake, Argjirën, e cila jeton në Gjermani prej 15 vitesh. E pyetur nga Alketa Vejsiu se çfarë marrëdhënie ka me të, Alma rrëfeu se: “Kur ishim të vogla visheshim bashkë, në shkollë bashkë, kudo bashkë. Nuk ngjajmë fare. Kur flas me motrën e kuptoj a është mirë a jo. Motra me motrën e kanë këtë lidhje. Edhe pse jeton në Gjermani hapim kamerat ajo merr bën kafen atje.”/tvklan.al