Alma Çupi ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Aldo Morning Show”, ku tregon se ndodhet në Radomirë, një fshat i Dibrës, në rrëzë të malit të Korabit. Është një moment i bukur pasi bie borë dhe temperaturat janë të buta. Ajo tregon se 6 italianë të moshës mbi 50 vjeç janë nisur që në orën 6 e 30 të mëngjesit për të shkuar në malin e Korabit për të bërë ski, ndryshe nga shqiptarët që nuk kanë pasione të tilla.

Madje pritet që në ditët në vazhdim të ketë edhe të tjerë turistë që vijnë nga jashtë për ta shfrytëzuar borën për të bërë ski.

Alma Çupi tregon se vajtja në këtë fshat nuk është shumë e vështirë. Nga rruga e Arbrit mund të arrihet në Peshkopi për 1 orë e 30 min deri në 2 orë maksimumi, dhe më pas duhet dhe një orë tjetër për të arritur në këtë fshat. Ajo ia sugjeron të gjithëve që të vizitojnë këtë vend, të paktën një ditë ose dy ditë sepse është shumë i bukur dhe ka pamje përrallore. Aty pranë ndodhet dhe një liqen që quhet liqeni i Zi, ku është shumë i bukur dhe i përshtatshëm për familjet që kanë dhe fëmijë për ta vizituar.

Ndërkohë që moderatorja ishte duke folur, i vjen dhe një top bore në fytyrë nga një person i stafit të saj, ku e ka kaluar me të qeshur.

Alma shihet dhe duke pirë çaj mali për t’u ngrohur nga i ftohti dhe shprehet se është një çaj shumë i mirë, ndryshe nga ai i jugut, është i kuq me një shije të mirë.

Në fund e mbyll duke i thënë të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë veriun sa më shumë tani që bie borë, pavarësisht vështirësive që të krijon rruga. /tvklan.al