Të ftuara sot në studion e Rudina Magjistarit, kanë qenë moderatorja e njohur e emisionit “Histori Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan dhe vajzë e saj Arba e cila prej 4 vitesh jeton dhe studion në Gjermani. Ato kanë folur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën dhe si ka ndikuar distanca mes tyre tashmë që janë larg. Arba tregon se largësia i ka bërë ato edhe më të afërta me njëra-tjetrën. Përsa i përket prindërimit, Alma Çupi tregon se e ka këshilluar gjithmonë vajzën e saj gjatë adoleshencës që të njihej me djem të moshës së saj dhe kurrësesi më të mëdhenj se vetja.

Rudina Magjistari: Për miqësitë e tua, për ndonjë shok flet me mamin?

Arba: Po, flasim shumë hapur me njëra-tjetrën. Mami më ka mbështetur gjithmonë dhe e di që është jeta ime, që janë zgjedhjet e mia, që është shoqëria ime dhe jeta ime private.

Rudina Magjistari: Kështu që mami bën shoqen në këto momente, jo mamin në këto biseda.

Alma Çupi: Unë e kam mbështetur në zgjedhjet që ka bërë, natyrisht kam dhënë ato këshillat e mia. Kur ka qenë më e vogël, adoleshente i kam thënë mund të kesh lidhjet e tua, por kurrsesi me një njeri më të madh se vetja. Mundësisht ta kesh moshatar, brenda shkollës që të eksploroni njëri-tjetrin. Domethënë nuk e kam pranuar që të lidhet me dikë më të madh se vetja.

Kjo ka qenë pjesa e adoleshencës që isha pak më këmbëngulëse, ndërsa tashmë është e rritur dhe nuk kam pse t’i jap më këshilla. Të bëjë zgjedhje për dëshirën e vetë dhe jo e detyruar, kjo ka qenë preokupimi më i madh, ndaj kam punuar fort që Arba çdo zgjedhje që ta bëjë, ta bëjë se do ta bëjë dhe jo e detyruar për të bërë një kompromis, apo se i mungojnë paratë apo ku di unë. E kam rritur në atë gjë që të bëjë atë zgjedhje që do. /tvklan.al