Së fundmi djali i Almedës dhe Tolghanit ka festuar 2-vjetorin e tij dhe të dy prindërit nuk kanë kursyer urimet e bukura dhe të ëmbla për të në rrjetet sociale.

Almeda ka publikuar një foto ku shihet pranë Tolgës dhe djalit të tyre Efehan dhe shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen djali im i çmuar! Ti je i dashur për ne sot, nesër dhe përgjithmonë”.

Edhe aktori turk Tolga ka publikuar të njëjtën foto dhe e ka shoqëruar me një urim mjaft të ndjerë për djalin e tij.

“Gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që të kam djali im i dashur! Të dhëntë Zoti shumë vite jetë me shëndet dhe paqe”, ka shkruar aktori.

Ata i kanë organizuar Efehan një festë në shtëpi ku shihen zbukurime të tilla si tullumbace dhe një tortë e personalizuar me kafshë të ndryshme. /tvklan.al