Fernando Alonso mendon se Luis Hamilton duhet që të zhvendoset në vend të fundit në nisje të garës për shkak se në këtë sezon ka ndërruar pesë motorë në makinë.

Sipas rregullores së Fornula 1, pilotët lejohen që të përdorin tre motorë të ndryshëm, përgjatë sezonit, e nëse e tejkalojnë këtë numër, t’i nënshtrohen penaliteteve.

Në Çmimin e Madh të Turqisë në tetor, piloti i Mercedezit u detyrua që të zhvendosej me 10 vende në nisje, pasi përdori motorin e katërt.

Në Çmimin e Madh të Brazilit, Mercedezi vendosi ta ndërronte prapë motorin, e performanca e britanikut ishte mjaft e suksesshme, edhe pse ai u dënua me pesë vende penalitet.

Edhe në Katar, britaniku ishte më i shpejti dhe triumfoi.

Piloti i Alpin deklaroi se të gjithë ata të cilët tejkalojnë një numër motorësh në një vit duhet të rreshtohen të fundit në nisje.

Braziliani mbështet holandezin e Red Bullit Maks Vershtapen, rivali i Hemiltonin për titullin kampion, ndërsa në fund të sezonit kanë ngelur edhe dy gara.

Klan News