Largimi i trajnerit Xabi Alonso nga drejtimi i Bayer Leverkusen në fund të sezonit duket i sigurt. Tekniku bask po përgatitet të marrë drejtimin e Real Madrid, ku përflitet për një marrëveshje të arritur në parim.

Në këtë situatë, te klubi gjerman kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin. Sipas asaj që raportohet nga “Kicker”, synimi i Leverkusen për stolin është trajneri Erik Ten Hag.

Holandezi është i lirë pas largimit nga Manchester United dhe po studion alternativat, për t’u rikthyer në stol.

Ende nuk mund të flitet për një akord, por Ten Hag thuhet se është në krye të listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e “aspirinave”.

/tvklan.al