Alpinisti “i çmendur”

Alpinisti “i çmendur”

09:56 10/10/2019

Ngjit shkëmbin 500 m pa masa sigurie

Daniel Arnold ka thyer një rekord botëror duke ngjitur një shkëmb 500 metër të lartë pa asnjë lloj sigurie.

Ky është 35 – vjeçari që ngjiti murin e lartë të Cima Grande në vargmalin Dolomites të Italisë, pa asnjë masë sigurie.

Kjo nuk është një ngjitje e zakonshme në një shkëmb mbi 500 metra të lartë. Për arritjen e këtij rekordi ai e ka ngjitur tre herë majën malore për t’u ndjerë i sigurt fizikisht dhe mendërisht përpara ndërmarrjes së kësaj sfide.

Alpinisti 35-vjeçar ngjiti shkëmbin për vetëm 46 min e 30 sekonda. “Koka luan rolin kryesor. Teknikat e ngjitjes, qëndrueshmëria janë gjithashtu thelbësore”, tha Arnold për CNN.

Ngjitjen pa litarë  e konsideron si dashurinë e tij. Ai kalon diku tek 200 ditë në vit në male dhe për të çdo ditë është përgatitje dhe stërvitje. Alpinisti shton se puna intensive është çelësi i minimizimit të rrezikut.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori