Altin Avdylaj i arrestuar në kuadër të operacionit Vol-Vo4, ka kallëzuar në Prokurorinë e Durrësit, kryetaren e Gjykatës Kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar (GJKKO), Saida Dollani.

Sipas Klan News, kallëzimi për Dollanin është depozituar nga avokati i Avdylajt, Renaldi Meka, i cili e akuzon gjyqtaren për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Avdylaj kërkon dhe përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes së tij. Sipas tij ajo ka konflikt interesi.

Më tej e akuzon dhe për shkelje të drejtave gjatë gjykimit./tvklan.al