Altini, nga vrasës në drejtues të grupit të drogës në Laprakë (Detaje)

Altini, nga vrasës në drejtues të grupit të drogës në Laprakë (Detaje)

19:25 15/03/2019

Historitë e tij të problemeve me ligjin datojnë që prej vitit 1995. Sot Policia e Tiranës njoftoi se ka goditur një grup të drogërave të forta të përbërë nga 3 persona. Në krye të këtij grupi,

tvklan.al

mëson se qëndron 45-vjeçari i quajtur Altin Koçi, i cili është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, A.D. 25 vjeç dhe 34-vjeçarja me iniciale F.C.

Por kush është Altin Koçi?

Saga e tij nis para viteve 2000. Në vitin 1995 kur ishte vetëm 21 vjeç, Koçi kreu vjedhje me pasojë vdekjen, ngjarje për të cilën u dënua me 15 vjet burgim. Në vitin 2008, ai u lirua nga qelia pasi përfundoi dënimin për vrasje.

Më 8 Qershor 2015, Altin Koçi është arrestuar përsëri nga uniformat blu. Forcat “Shqiponja” e kapën në flagrancë pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. Koçi po udhëtonte me një motor me targa AL 037. Në çantë atij iu gjet një pistoletë TT. Në atë kohë, 45-vjeçari fillimisht u dyshua si vrasës me pagesë. Autoritetet kishin informacione se 45-vjeçari po qarkullonte me pistoletë dhe ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë. Sipas të dhënave operative nga policia, mendohej se ai do të kryente ngjarje kriminale, si vrasje apo grabitje. Gjatë marrjes në pyetje nuk pranoi të bashkëpunonte për të dhënë informacione të vlefshme për këto dyshime të policisë. Në pamundësi për të provuar nëse ishte vrasës me pagesë, Policia e Tiranës referoi në Prokurori vetëm materialet për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 2 vite burgim për këtë vepër penale, pasi dyshimet për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale nuk u faktuan.

Së fundmi, më 15 Mars 2019 Altin Koçi u arrestua si pjesë e një grupi që shpërndante drogëra të forta në gjimnaze të kryeqytetit; në zonën e Laprakës, Unazë të Re dhe Rrugën e Durrësit. Gjatë operacionit të koduar “Lapraka”, 3 të arrestuave iu sekuestruan 51.2 gram heroinë, 47 doza heroine dhe 10.3 gram kokainë.

/tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi