ALUIZN-i rendit protestuesit me vila pa leje në bregdet

Posta

ALUIZN-i rendit protestuesit me vila pa leje në bregdet

20:43 20/11/2018

Shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, sipas ALUIZN-it janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, të gjitha të ndërtuara pa leje.

Në tabelën e publikuara nga ALUIZNI për disa nga protestuesit që kanë aplikuar për leje legalizimi, rezulton se ata kanë deklaruar disa ndërtesa edhe nga zona të ndryshme në Tiranë apo qytete të tjera bregdetare si Vlora apo Golemi.

Bashkim Et’hem Muhametajt ka ndërtuar plot 8 objekte pa leje, 5 prej të cilave i ka ndërtuar vetëm në njësinë 6, dy objekte të tjera pa leje në Njësinë Dajt dhe një në bregdetin e Vlorës. Muhametaj ka mundur të legalizojë një prej tyre dhe është në proces për 7 të tjera.

Një rast i ngjashëm është ai i Kujtim Vedat Osmanit, i cili ka ndërtuar një objekt 3 katësh pa leje në Njësinë 6 në Tiranë dhe ka edhe 4 shtëpi të tjera në Bulqizë. Osmani ka mundur që të legalizojë plot 4 prej këtyre objekteve, ndërsa i ka mbetur pa legalizuar vetëm 1. Dy prej objekteve të legalizuara ai i përdor për biznes.

Arben Lush Qokaj, ka deklaruar plot 3 ndërtime pa leje, të gjitha në Njësinë 7 në Tiranë. Edhe Lushaj ka mundur që një prej këtyre ndërtesave ta legalizojë.

Nga verifikimet rezulton se një tjetër banore me disa prona është Flora Adem Hoti. Ajo ka dy objekte nën pronësi një katëshe në Njësinë 11 në Laprakë me funksion biznes, kurse një tjetër në zonën e Paskuqanit për banesë.

Tabela vazhdon me Ndue Fran Marinajn i cili gjithashtu ka ndërtuar dy godina në Njësinë Nr.6, secila me 3 dhe 4 kate. Edhe Marinaj i ka legalizuar ato duke u pajisur me çertifikatën përkatëse.

Edmond Seit Mema zotëron dy objekte të tjera përveç asaj në Unazën e Madhe. Një e ka me funksion biznes në njësinë 6 në Kombinat. Për këtë të fundit ai ka paraqitur letrat për legalizim edhe për shtesë anësore dhe për një shtesë në lartësi. Një tjetër objekt me funksion social-ekonomik 1 kat është në zonën e Pezës.

Hazis Mersin Gjoni zotëron një godinë 2-katëshe banimi në njësinë 9 në kryeqytet dhe një tjetër me veprimtari biznes, edhe kjo 2-katëshe.

Ukë Idriz Çelkolaj ka një banesë 1-katëshe në Njësinë administrative 7, si dhe një pronë tjetër të ndërtuar që në vitin 2006 në Golem.

Pal Dod Lleshi zotëron një godinë 4-katëshe në Paskuqan, për të cilën që në vitin 2006 ka kërkuar legalizimin, ndërkohë që zotëron edhe një tjetër godinë 3-katëshe po në Paskuqan, e cila përdoret si banesë. Lleshi përveç këtyre dy objekteve zotëron edhe një tjetër godinë 1-katëshe në njësinë 6, Kombinat.

Qemal Ramazan Sadikaj e ka kthyer në procedurë të zakonshme ndërtimin pa leje. Sadikaj zotëron një ndërtesë banimi 2-katëshe në njësinë 7 në kryeqytet, por edhe një ndërtesë pa leje në Fushë-Krujë.

Agron Halil Kurti zotëron dy objekte në njësinë 7 në kryeqytet, përkatësisht 3-katëshe dhe 1-katëshe, të dyja objekte banimi. Ndërsa ka në zotërim edhe një tjetër objekt në Elbasan, të cilit në vitin 2006 i ka bërë një shtesë kati.

Qytetari Ismail Xhetan Mesini është pronar i një objekti banimi me 2 kate në njësinë 6, por edhe i një tjetër ndërtese në njësinë 7. Fiqirete Muharrem Shima zotëron një objekt banimi 2-katësh në njësinë 7, por edhe një tjetër ndërtesë në po këtë njësi.

Flamur Xhevair Kuka ka në zotërim një godinë banimi 2-katëshe një njësinë 7, por edhe një tjetër godinë banimi po 2-katëshe në njësinë nr. 11.

Gjovalin Pjetër Kuli është zotërues i disa objekteve banimi, por edhe bizneseve, të gjitha të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një godinë banimi 3-katëshe në njësinë 7, si edhe një ndërtesë po në këtë njësi. Ndërkohë, është zotërues i një biznesi në Kashar dhe një tjetër biznesi të vendosur në një godinë 1-katëshe në Laç.

Ramazan Hazis Selmani është një tjetër pronar biznesesh dhe objektesh banimi të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një biznes 1-katësh në njësinë 6, ndërsa ka në zotërim edhe një objekt banimi 1-katësh në njësinë 7. Selmani është në zotërim edhe të objekti banimi 1-katësh në njësinë 5, të cilit në vitin 2006 i ka bërë edhe një shtesë.

Evelina Rushi Shabani është pronare e një godine banimi 4-katëshe në njësinë 6 në kryeqytet si edhe e një godine 2-katëshe po banimi në njësinë 7, të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, në zotërim të saj është edhe një biznes i vendosur në një godinë 1-katëshe po në njësinë 7.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi