Shkencëtarët: Ka rritje të madhe të përqëndrimit të proteinës beta-amiloide

Alzheimer mund të zbulohet nga sytë. Sipas një studimi të kryer së fundmi në SHBA rezulton se ekzistojnë disa shenja dalluese tek retina në rastet e personave të prekur nga Alzheimer apo forma të tjera të dementias.

Mjekët kanë analizuar retinën e rreth 90 pacientëve dhe janë vërejtur ndryshime, kryesisht një rritje të jashtëzakonshme të proteinës Beta-amiloide, që konsiderohet si sinjal tipik i Alzheimer, dhe një reduktim deri në 80% të disa lloje qelizash.

Këto të fundit janë përgjegjëse për riparimin e indeve dhe qelizave të dëmtuara, dhe madje shërbejnë edhe për pastrimin dhe mbajtjjen ne nivelin e duhur të proteinës beta-amiloide në sy dhe tru.

Studimi i publikuar në revistën shekncore “ Acta Neuropathologica”, është i pari që ka analizuar në nivel molekular, qelizor e strukturor të retinës dhe është kryer nga një grup kërkimor në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.

Ekspertët shpjegojnë se ky është vetëm hapi i parë i zbërthimit të mëtejshëm për të kuptuar më tepër për këtë patologji.

Klan News