bushatiKodi i Transmetimit, një ndër aktet kryesore për rregullimin e ligjit për mediat audiovizive ishte në qendër të procesit të kshillimit publik të Autoritetit të Mediave Audiovizuale me grupet e interesit. Mbrojtja e të dhënave personale dhe të drejtave të fëmijëve në media ishte qëllimi kryesor i këtij takimi.

Shqetësim për Bushatin mbetet mosngritja e këshillit të ankesave. Edhe pse AMA ka dërguar në mënyrë sistematike shkresa parlamentit për plotësimin e 3 vendeve vakante nuk ka marrë asnjë përgjigje që nga muaji shtator.

Pas 10 ditësh do të mbahet takimi i radhës së AMA, ku në fokus të diskutimeve mes grupit të interesave do të jetë rregullorja për liçensimin.