Amadea dhe Haris kanë kaluar një natë në folenë e dashurisë e kjo mesa duket i ka afruar më shumë me njëri-tjetrin. Kjo pasi Amadea kaloi disa ditë jo të mira sepse ishte xheloze për bisedat e Uedës dhe Haris.

Haris është shprehur se i ka folur për respekt asaj por Uedës nuk i ka ardhur mirë për këtë deklaratë të Haris dhe mendon që ai e ka përdorur për të bërë xheloze Amadean.

Amadea: Tek Ueda më bezdiste sepse kishte shumë shikime me Harisin. Tani nuk do bëhem më xheloze sepse nuk kanë më shikime. E kam shprehur që jam vetëm për Harisin këtu.

Luana komenton që Ueda një çift e ka bashkuar dhe një çift e ka ndarë dhe e pyet: A je e lumtuar me Aleksandros dhe a do ketë më shikime me Harisin ?

Ueda: Ndihem shumë mirë me Aleksandros dhe dita ditës po njihem më shumë me të. Për Harisin nuk kam pëlqim.

Ndiqni live spektaklin më të madh të dashurisë Love Island në Tv Klan./LoveIslandAlbania